Dasma mbretërore norvegjeze, Princesha Martha Louise martohet me shamanin biseksual Durek Verrett

Princesha e Norvegjise Martha Louise është martua në një ceremoni private me shamanin amerikan biseksual Durek Verrett. 350 të ftuar ishin në ceremoninë që u mbajt në një fshat piktoresk në Norvegjinë perëndimore. Të pranishëm ishin anëtarë të familjes mbretërore norvegjeze dhe suedeze. Për ceremoninë e martesës, ata i shitën të drejtat ekskluzive të imazhit revistës britanike “Hello!” dhe të drejtat e filmit rrjetit Netflix.
Princesha Martha Louise, 52 vjeç, u takua me Durek Verrett, 49 vjeç, pasi i prezantoi një mik i përbashkët, duke njoftuar fejesën e tyre tre vjet më vonë. Kjo është martesa e dytë për princeshën 52-vjeçare, e cila ka tre vajza nga martesa e parë me Ari Behn në periudhën 2002-2017. Në vitin 2017 ata u divorcuan. Ish bashkëshorti i saj u vetëvra në ditën e Krishtlindjes pas shumë vitesh me probleme të shëndetit mendor dhe alkoolit.
Princesha humbi titullin mbretëror për shkak të shqetësimeve të publikut se ajo po përdorte rolin e saj kushtetues për ta ndihmuar atë të fillonte biznesin e saj. Ajo u tërhoq plotësisht nga detyrat mbretërore në vitin 2022, por është lejuar të ruajë titullin e saj të princeshës. Kjo pasi Martha Louise Ajo kishte ndërtuar “shkollën e saj të engjëjve” midis 2007 dhe 2018, e cila u përshkrua si një qendër terapie alternative që ndihmonte klientët të komunikonin me engjëjt dhe të vdekurit.
Po ashtu edhe i fejuari i saj atëkohë, e tashmë bashkëshkorti, Verrett, 49 vjeç dhe nga Kalifornia, i cili e quan veten një “shaman të gjeneratës së gjashtë” dhe shet medaljone të shtrenjta ari që ai thotë se shpëtojnë jetë. Sipas raporteve, midis 2007 dhe 2015 ai ishte në një lidhje me një mashkull të quajtur Hank Greenberg, ndërsa tani identifikohet si biseksual. Martesa e tij me princeshën e Norvegjisë ka ngjallur shumë pakënaqësi në mesin e norvegjezëve, duke bërë që popullariteti i Martha Louise të bjerë në mënyrë drastike, pasi 6 në dhjetë qytetarë e thanë se ishin kundër martesës së tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




