SHBA-ja godet Shtetin Islamik në Irak

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se forcat ushtarake të tyre në Irak kanë vrarë 15 pjesëtarë të Shtetit Islamik në një operacion të përbashkët me Forcat e Sigurisë irakiane, të cilët shënjestruar lidershipin e grupit.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se ka kryer operacionin e përbashkët në Irak herët të enjten.

Trupat amerikane dhe irakiane janë përballur me pjesëtarë të IS-it të pajisur me “një numër armësh, granata dhe rripa vetëvrasës shpërthyer”, 
bëhet e ditur në deklaratë. Me tej është thënë se nuk ka viktima civile.

Mediat amerikane kanë raportuar se shtatë prej trupave amerikane janë lënduar.

Qendra Komanduese ka thënë se ka shënjestruar pjesëtarë të lidershipit të IS-it në përpjekje për të ndaluar grupin të planifikojë, organizojë dhe sulmojë amerikanët, irakianët dhe aleatët brenda dhe jashtë rajonit, njoftoi BBC.

Aktualisht në Irak janë rreth 2,500 trupa amerikane në kapacitet “këshillimi dhe ndihme” që kur ushtria amerikane pati njoftuar përfundimin e përpjekjeve luftarake në vend në dhjetor 2021.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme