Lufta Izrael-Hamas, negociatorët zhvendosin bisedimet për armëpushim nga Egjipti në Katar

Botë | 2 vite më parë

Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari i zhvendosën këtë të mërkurë bisedimet e nivelit teknik në procesin e negociatave për arritjen e një armëpushimi në Gaza, nga Egjipti në Katar.

E ndërsa në Doha vzhdojnë përpjekjet për një marrëveshje, ushtria izraelite intensifikoi operacionet në Gaza dhe ndërmori sulme ajrore në qytetin Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor. Në Rripin e Gazës, forcat izraelite depërtuan me tanke në thellësi të qytetit jugor Khan Younis dhe sulmuan pjesët tjera të territorit, përfshirë në afërsi të një shkolle ku po strehohen familjet e zhvendosura. Sipas personelit mjekësor në Gazë, 34 palestinezë u vranë sot.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe dy gazetarë vendas, sipas njoftimeve të agjencive, duke çuar në 172 numrin e gazetarëve të vrarë gjatë luftës 11 mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Takimi në Doha vjen pas përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit, si dhe grupeve që mbështesin këtë të fundit, Hezbollahu, Hamasi dhe rebelët Houthi.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit pas atentantit ndaj udhëheqësit politik të Hamasit në Teheran muajin e kaluar, që besohet se u krye nga Izraeli. Por të martën, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u shpreh i hapur për rinisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të vendit të tij, duke i thënë qeverisë iraniane se “nuk ka dëm” nëse angazhohet me “armikun” e saj, dhe për këtë arsye Biden ka dërguar një nga këshilltarët e tij të lartë atje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme