Sulmet kibernetike, kompanitë gjermane humbin rreth 267 miliardë euro për 12 muaj

Botë | 2 vite më parë

Sulmet kibernetike kundër kompanive gjermane i kanë shkaktuar atyre një humbje prej rreth 267 miliardë euro në 12 muajt e fundit. Sipas një ankete të kryer nga BITKOM, organizatë që merret me sektorët e informacionit dhe komunikimit, dëmi total nga sulmet kibernetike ndaj kompanive gjermane është rritur me 29 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët e fushës thonë se rritja e tyre ka ardhur kryesisht si pasojë e konflikteve ndërkombëtare. Në sondazhin e kryer nga organizata gjermane thuhet se 70 për qind e kompanive që iu nënshtruan një sulmi kibernetikë e lidhën sulmin me krimin e organizuar, 45 për qind e kompanive deklaruan se të paktën një sulm ishte i bazuar në Kinë.

Ndërsa, Rusia renditet e dyta me 39 për qind në sulmet kibernetike ndaj kompanive gjermane. Sondazhi zbuloi se pothuajse dy në çdo tre kompani i shohin asetet e tyre të kërcënuara nga sulmet kibernetike.

Teksa zinxhirët gjithnjë e më kompleks të furnizimit rrisin mundësitë për ndërhyrje nga hakerët e internetit, 37 për qind e kompanive gjermane thanë se kanë të ngritur një plan emergjence për t’iu përgjigjur incidenteve të sigurisë në zinxhirin e furnizimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme