Sulmi i anijes me naftë në Detin e Kuq, Pentagoni: Po rrjedh naftë, ndotja mjedisore mund të jetë katastrofike

Një cisternë nafte që u sulmua nga rebelët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq javën e kaluar është ende në zjarr dhe mund të jetë duke rrjedhur naftë, thotë Pentagoni.
Anija greke po transporton më shumë se 150,000 ton naftë bruto dhe rrjedhja e saj konsiderohet si katastrofa më e madhe mjedisore e regjistruar ndonjëherë.
Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit. Sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq kanë nisur në mbështetje të palestinezëve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Departamenti i Shtetit shprehu shqetësimin për sulmet ndaj anijes me naftë ku tha se rrjedhja e naftë është katër herë më të madhe se katastrofa e Exxon Valdez e vitit 1989 , e cila lëshoi 257,000 fuçi në brigjet e Alaskës.
Të martën, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy rimorkiatorë ishin dërguar për të shpëtuar anijen e goditur, por Houthi-t kishin kërcënuar se do t’i sulmonin gjithashtu.
Ai tha se SHBA-ja po punonte me partnerët në rajon në përpjekje për të zbutur çdo ndikim të mundshëm mjedisor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




