Rusia nis një sulm masiv në të gjithë Ukrainën, synon infrastrukturën energjetike

Botë | 2 vite më parë

Rusia ka nisur një sulm masiv me raketa dhe me dronë duke synuar infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa qytete.

Forca ajrore e Ukrainës tha se zbuloi dhjetëra raketa dhe dronë që synonin pothuajse të gjitha rajonet e vendit, nga rajonet lindore të vijës së parë të Kharkiv dhe Dnipro deri në qytetin port jugor të Odesa-s, si dhe kryeqytetin, Kiev.

“Terroristët rusë kanë vënë në shënjestër edhe një herë infrastrukturën energjetike”, shkroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Të paktën 15 rajone u shënjestruan nga një kombinim i dronëve, raketave të lundrimit dhe raketave hipersonike tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë sulmues u lëshuan nga Rusia gjatë natës.

Rusia pretendon se ka përdorur armë me precizion të lartë për të goditur infrastrukturën kritike. Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në shumë qytete të Ukrainës dhe furnizimi me ujë është ndërprerë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme