Sulmi rus me raketa ndaj ekipit të Reuters-it, vritet njëri prej punonjësve të agjencisë

Botë | 2 vite më parë

Një shtetas britanik, i cili punonte në Ukrainën lindore si pjesë e ekipit të lajmeve të Reuters ka mbetur i vrarë në një sulm me raketa në hotelin ku qëndronte.

Këshilltari i sigurisë Ryan Evans ishte një nga gjashtë punonjësit e Reuters që qëndronin në Hotel Sapphire në qytetin e Kramatorsk – i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por afër vijës së frontit – kur u godit.

Autoritetet ukrainase thanë se hoteli u godit nga një raketë ruse. Ndërsa Kremlini nuk bërë asnjë koment për këtë ngjarje.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Reutersit tha se agjencia është përfshirë nga dhimbja kur mësoi për vdekjen e z. Evans.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion në lidhje me sulmin, përfshirë duke punuar me autoritetet në Kramatorsk dhe ne po mbështesim kolegët tanë dhe familjet e tyre. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit e Ryan. Ryan ka ndihmuar shumë nga gazetarët tanë të mbulojnë ngjarje në mbarë botën; do të na mungojë tmerrësisht shumë”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se dy anëtarët e tjerë të ekipit ishin shtruar në spital dhe se njëri prej tyre po trajtohej për lëndime të rënda.

“Ky është terrori i përditshëm rus që vazhdon”, tha ai.

Më herët, Reuters publikoi pamjet që tregonin pjesë të hotelit të shkatërruara plotësisht nga sulmi, me zjarrfikësit që përpiqeshin të kapnin rrënojat.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në një deklaratë se hoteli ka të ngjarë të ishte goditur me një raketë me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M.

Kramatorsk është vetëm rreth 20 km nga pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës dhe është nën sulme të rregullta, me civilë të vrarë, duke përfshirë shkrimtaren e njohur ukrainase Victoria Amelina.

Ushtria ruse ka bërë përparime të ngadalta por të qëndrueshme në lindje gjatë muajve të fundit, me ofensivën e fundit të Ukrainës në Rusi që shihet si një përpjekje për të tërhequr trupat larg vijës së frontit lindor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme