Sulmi i përgjakshëm në Gjermani, prokurorët: Autori u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik

Një sirian po mbahet në paraburgim nën dyshimin për vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste pas sulmit me thikë në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur në festivalin që shënonte 650 vjetorin e qytetit.
Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe një aktakuze të mundshme pasi prokurorët federalë thanë se ai përkrahte ideologjinë radikale të grupit ekstremist të Shtetit Islamik – dhe po vepronte sipas këtyre besimeve kur i godiste viktimat e tij në mënyrë të përsëritur nga pas në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Vendimi erdhi pasi i dyshuari u dorëzua, duke thënë se ai ishte përgjegjës për sulmin.
Ai dyshohet edhe për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor. Mbiemri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.
I dyshuari, i prangosur me pranga u mor të dielën nga stacioni i policisë në Solingen për të dalë para gjykatës.
Ai “ndan ideologjinë e organizatës së huaj terroriste Shteti Islamik” dhe në bazë të “bindjeve të tij radikale islamike” vendosi “të vrasë ata që ai i konsideron jobesimtarë” , tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




