OBSH kërkon pauzë humanitare në Gaza për vaksinimin ndaj poliomielitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten për një “pauzë humanitare” në Gaza për të kryer një fushatë masive vaksinimi kundër poliomielitit.
Në një deklaratë të përbashkët me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), OBSH tha se ”pushimet shtatëditore në luftimet midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas do të lejojnë fëmijët dhe familjet të arrijnë në mënyrë të sigurtë objektet shëndetësore”.
Autoritetet po planifikojnë të vaksinojnë më shumë se 640 000 fëmijë në territor në dy raunde midis fundit të gushtit dhe shtatorit.
“Pa pauzat humanitare, zbatimi i fushatës nuk do të jetë i mundur”, theksohet në deklaratën e OBSH-së.
OBSH tha se ”fushata ishte e nevojshme urgjentisht pasi tre fëmijë në Gaza zhvilluan simptoma të paralizës, një shenjë e zakonshme e infeksionit të poliomielitit”.
Poliovirusi, i cili transmetohet përmes kontaminimit fekal dhe oral, është zbuluar në ujërat e zeza javët e fundit, megjithëse ende nuk është konfirmuar asnjë rast.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




