Katari do të përpiqet të bindë Hamasin të marrë pjesë në bisedimet e paqes

Botë | 2 vite më parë

Katari do të kërkojë të bindë Hamasin që të marrë pjesë në bisedimet e paqes të së enjtes për luftën në Gaza, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Hamasi deri më tani ka refuzuar të marrë pjesë në negociatat e armëpushimit, të cilat zhvillohen mes frikës se tensionet midis Izraelit dhe Iranit mund të përshkallëzohen pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh nga Izraeli.

“Partnerët tanë në Katar na kanë siguruar se do të punojnë që Hamasi të përfaqësohet”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel gjatë një konference me gazetarët të martën.

Patel nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me kërkesat specifike të bëra nga secila palë, por tha se përpjekjet amerikane janë të përqendruara në parandalimin e dhunës më të madhe dhe përfundimin e vuajtjeve humanitare në rajon.

Patel tha se SHBA vazhdon të qëndrojë me Izraelin dhe do të mbështesë aleatin e saj përballë çdo hakmarrjeje iraniane për vdekjen e Haniyeh.

“Ne sigurisht nuk do të hezitojmë të mbrojmë Izraelin si dhe personelin tonë nga sulmet jo vetëm nga Irani, por edhe nga përfaqësuesit e mbështetur nga Irani.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme