Moti ekstrem në Europë, mbi 47 mijë njerëz humbën jetën vitin e kaluar

Viti 2023 rezulton viti më i nxehtë që kur kanë filluar të bëhen matjet sipas ekspertëve. Ata vlerësojnë se më shumë se 47 mijë njerëz vdiqën si pasojë e temperaturave të larta në Evropë në vitin 2023.
Numri u raportua në një studim i botuar në revistën Natural Medicine. Ekipi përdori të dhënat e Eurostat për 96 milionë vdekje për të vlerësuar se sa prej tyre ishin të lidhura me nxehtësinë në vitin 2023 në 823 rajone të 35 vendeve evropiane.
Sipas vlerësimeve, vitin e kaluar 47.690 vdekje në Evropë ishin të lidhura me temperaturat e larta. Kjo është shkalla e dytë më e lartë e vdekjeve që nga fillimi i matjeve në vitin 2015, me shkallën më të lartë të regjistruar në vitin 2022.
Studiuesit zbuluan se vendet në Evropën Jugore kishin shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë. Greqia (393 vdekje për 1 milion banorë), Bullgaria (229), Italia (209) dhe Spanja (175) zunë katër vendet e para në vlerësim.
Në shifra konkrete, grupi hulumtues vlerëson se në vitin 2023 numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Itali ishte rreth 12.750 qytetarë dhe në Gjermani 6.376. Në shumicën vendeve që u morën në studim rezulton se vdiqën më shumë gra se burra.
Mosha më e prekur rezulton të jenë të moshuarit. Megjithatë, një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global arriti në përfundimin se shoqëria është përshtatur me temperaturat e larta.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




