Ish-udhëheqësi separatist i Katalonjës rikthehet nga ekzili, policia spanjolle kërkon ta arrestojë

Botë | 2 vite më parë

Policia në Barcelonë është vendosur në kërkim të ish-udhëheqësit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili është rikthyer në Spanjë pas qëndrimit prej 7 vitesh jashtë vendi, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër arresti.

Për pjesën më të madhe të viteve të fundit ai ka jetuar në Bruksel, ndërsa akuzohej për revoltën e dështuar të Katalonjës për pavarësi në vitin në 2017.

Puigdemonti i është drejtuar mbështetësve që u mblodhën pranë parlamentit katalanas në Barcelonë se ai ishte kthyer “për t’ju kujtuar se ne jemi ende këtu”. Ndërsa shtoi se mbajtja e një referendumi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë krim.

Nga ana e tyre, mediat spanjolle raportuan se policia ka nisur operacionin për të gjetur dhe arrestuar Puigdemontin.

Duke cituar burime policore, gazeta El Pais tha se të gjitha daljet nga Barcelona janë mbyllur, ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.

Ndërkaq, duket se ka disa motive të kthimit të Carles Puigdemont në Spanjë; së pari, ai dëshiron t’i bëjë presion autoriteteve që të zbatojnë ligjin e ri të amnistisë ndaj tij, pasi Gjykata e Lartë e përjashtoi nga zbatimi për arsye teknike.

Gjithashtu, ai kërkon të godasë socialistin, Salvador Illa, presidenti i ri katalanas sot. Ish-ministri spanjoll i Shëndetësisë do të bëhej udhëheqësi i parë jo-nacionalist i rajonit që nga viti 2010.

Po aq e rëndësishme për Puigdemontin është të deklarojë veten dhe partinë e tij “Junts per Catalunya” (JxCat) si forca kryesore pro pavarësisë.

Ai dëshiron ta konsiderojë rivalin e tij separatist, të Majtën Republikane Katalanase (ERC), si bashkëpunëtor me sindikalizmin spanjoll për shkak të marrëveshjes së tij për të mbështetur investimin e  Illas.

Derisa të krijohet një qeveri e re vendore, ERC është ende përgjegjëse për autoritetin e policisë katalanase, duke e bërë kthimin e ish-presidentit krejt të pakëndshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme