Zyrtarët amerikanë: Irani po rishqyrton sulmin e radhës ndaj Izraelit

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Irani mund të rishqyrtojë nisjen e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.
Sipas tyre, zyrtarët thonë se administrata e Biden-it ka punuar me aleatët e Lindjes së Mesme për t’i bërë presion Teheranit që të rimendojë planet e tij.
Irani është paralajmëruar se një sulm i shumëanshëm ndaj Izraelit mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis dy vendeve, raporton Politico.
Gjithashtu, zyrtarët theksojnë se Irani i është kërkuar të rikalibrojë përgjigjen e tij ndaj vrasjes së shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, duke qenë se tani duket se ai u vra në një operacion të fshehtë me një bombë të vendosur në dhomën e tij dhe jo në një sulm të drejtpërdrejtë me raketa.
Megjithatë, zyrtarët thonë se ata besojnë se Irani do të përgjigjet, por mund të jetë më i matur dhe jo menjëherë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




