Bajden: Nuk jam i sigurt për transferimin paqësor të pushtetit nëse Trump humbet

Presidenti i SHBA Xho Bajden (Joe Biden) deklaroi se nuk është “i sigurt” se transferimi i pushtetit do të jetë paqësor nëse humbet paraardhësi i tij republikan dhe kandidati në zgjedhjet e nëntorit, Donald Tramp (Trump), duke vënë në dukje deklaratat e këtij të fundit se e vetmja mënyrë që ai mund të humbasë është nëse zgjedhjet janë vjedhur prej tij.
“Nëse Trump humbet, nuk jam aspak i sigurt”, tha presidenti demokrat në largim kur u pyet nëse ai priste një transferim paqësor të pushtetit. “Ai do të thotë atë që thotë. Nuk e marrim seriozisht. Ai e thotë këtë kur thotë gjëra të tilla si ‘nëse humbasim, do të ketë një gjakderdhje’,” tha Bajden.
Presidenti amerikan ka paralajmëruar prej kohësh se Tramp nuk ka gjasa t’i pranojë zgjedhjet nëse humbet, duke e bërë çështjen e mbrojtjes së demokracisë një parim qendror të fushatës së tij 2024.
Po ashtu, një ditë më parë Bajden paralajmëroi sërish se Tramp po përgatitet të sfidojë sërish rezultatet e zgjedhjeve në nëntor, siç bëri në 2020, duke përfshirë edhe vendosjen e zyrtarëve të zgjedhjeve lokale pranë republikanëve.
“Shikoni se çfarë po përpiqen të bëjnë tani në zonat lokale ku njerëzit po numërojnë votat … ata po vendosin “të tyret”, apo jo? Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”, tha ai.
Tramp paralajmëroi në mars se nëse ai humbi zgjedhjet e 2024, kjo do të nënkuptonte një “banjo gjaku” për industrinë e automjeteve amerikane dhe vendin, deklarata që Bajden dhe fushata e tij shpejt “i kapën”, duke pretenduar se ish-presidenti po nxiste dhunë politike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




