Virxhinia, arrestohet 66 vjeçari, kërcënoi se do të vriste zëvendëspresidenten Herris

Botë | 2 vite më parë

Zyrtarë të departamentit të drejtësisë  njoftuan se Frank Karilo, 66 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për kërcënime ndaj zevendespresidentes Kamela Herris, por edhe të zyrtarëve të tjerë publikë. 66 vjeçari, që akuzohet për kërcënime ka postuar mijëra statuse në rrjetet sociale, dhe sipas autoriteteve ai kishte një llogari nq platformën sociale GETTR, ku postimet përmbanin kërcënmime kundër Harris, presidentit Biden drejtorit të FBI  dhe zyrtarëve të tjerë. Në një postim në fund të korrikut, Franko Karilo postoi se Kamala Harris duhet të digjej e gjallë dhe se ai do ta bënte personalisht. 
Vitet e fundit, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë paralajmëruar se kërcënimet kundër anëtarëve të kongresit, punonjësve të zgjedhjeve dhe zyrtarëve të tjerë publike janë në rritje. Ato kanë koinciduar me frikën e publikut nga dhuna politike lidhur kjo me zgjedhjet. Ngjarja e muajit të kaluar, ku u qëllua kandidati për president Donald Trump, rriti shqetesimet edhe pse hetuesit nuk kanë përcaktuar një motiv apo përfundim për atentatin. 

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme