Trump përballë Harris, debati presidencial më 4 shtator

Botë | 2 vite më parë

Donald Trump kandidati repuplikan për president ka pranuar të përballet ne debat me kandidaten demokrate Kamala Harris në televizionin  Fox News. Ai deklaroi se “Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është keq trajtuar nga  tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur. 

Harris nga ana tjetër ishte shprehur  që muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat. Por Trump kishte refuzuar deri tani sepse sipas tij Harris nuk ishte kandidate zyrtare. Harris nga ana tjetër arriti të siguroj mbështetjen e demokratëve si kandidare zyrtare për president. Zgjedhjet për president do të zhvillohen me 4 nëntor.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme