SHBA: Nuk ka ende një indikacion se Irani po përgatitet për një sulm ndaj Izraelit

Botë | 2 vite më parë

SHBA nuk ka marrë ende një indikacion se Irani po përgatitet për një sulm ushtarak ndaj Izraelit, raportoi gazeta e lajmeve saudite Al-Hadath, duke cituar burime të paidentifikuara nga brenda administratës së Biden.

Sipas raportit, shërbimet sekrete amerikane nuk kanë zbuluar ndonjë lëvizje të konsiderueshme të forcave apo pajisjeve iraniane gjatë ditëve të fundit, dhe për momentin, nuk ka asnjë indikacion se vendi po përgatitet për një sulm të afërt ndaj Izraelit.

Gjithashtu, në raport thuhet se përfaqësuesit e Iranit në rajon nuk duket se kanë ndërmarrë ndonjë hap – që do të sinjalizonte se ata po përgatiteshin të fillonin një sulm të madh në emër të Iranit.

“SHBA vlerëson se Teherani do të marrë kohë për të vendosur për llojin e përgjigjes që do të nisë dhe do të duhet kohë për të përgatitur përgjigjen”, tha një nga zyrtarët Al-Hadath.

“Megjithatë, sulmi nuk ka të ngjarë të jetë një sulm në shkallë të gjerë – pasi Irani nuk dëshiron luftë me Izraelin – më shumë se sa Izraeli dëshiron luftë me të”, shtoi zyrtari.

 / rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme