Indonezi, masa drastike kundër duhanit

Indonezia ka ndaluar shitjen e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç.
Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve.
Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç, ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna.
Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore.
Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




