Shtëpia e Bardhë: Nuk mund të konfirmojmë apo verifikojmë raportet se lideri politik i Hamasit është vrarë në Iran

Botë | 2 vite më parë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë “nuk mund të konfirmojë apo verifikojë” raportet nga Hamas se lideri politik i grupit Ismail Haniyeh u vra në një sulm izraelit në kryeqytetin iranian të Teheranit. 

“Unë nuk jam në gjendje të konfirmoj raportet që vijnë nga Teherani. Unë e kam parë deklaratën që bëri Hamasi. Nuk mund të konfirmoj apo ta verifikoj. Nuk kemi asnjë konfirmim të pavarur”, tha Kirby.

Presidenti i SHBA Joe Biden u informua mbi raportet, tha Kirby. Megjithatë, Kirby nuk ofroi detaje shtesë se kur presidenti u njoftua për këtë ngjarje.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as e ka mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyeh. Në komentet e së mërkurës, Benjamin Netanyahu u zotua të vazhdojë të luftojë, duke thënë se vendi i tij u ka dhënë “goditje dërrmuese” armiqve të tij.

Haniyeh ishte figura e dytë e një grupi të mbështetur nga Irani i vrarë sot, pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban. CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme