Venecia kundër turizmit masiv, gjoba deri në 500 euro

Botë | 2 vite më parë

Venecia do të kufizojë numrin e vizitorëve në grupet turistike deri në 25 persona për të siguruar lëvizje më të lirë të këmbësorëve, dhe guidave turistike do t’u ndalohet përdorimi i altoparlantëve për të garantuar qetësi ndaj banorëve.

Kufizimet, përfshijnë qendrën e qytetit si dhe ishujt Murano, Burano dhe Torcello. Përjashtim nga rregullat që hyjnë në fuqi të enjten janë fëmijët nën dy vjeç, si dhe nxënësit e studentët në udhëtime shkollore.

Ndërkohë, për ata që nuk respektojnë masat e reja mund të përballen me gjoba nga 25 deri në 500 euro, raporton Reuters. 

Në prill, Venecia u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një sistem pagese për vizitorët në një eksperiment që synonte të pengonte pushuesit të vizitonin gjatë sezonit.

Eksperimenti i çuditshëm zgjati vetëm një muaj dhe është parë me interes nga qendra të tjera turistike dhe raportohet se i ka lënë vendin një periudhe konsultimi për të vendosur sesi do të vazhdojë projekti në të ardhmen.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme