Vrasja e liderit të Hamasit, Gallant: Izraeli s’po kërkojmë luftë, jemi gati për të gjithë skenarët

Botë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi sot Izraeli nuk kërkon luftë, por po “përgatitet për të gjitha skenarët”.

Gallant thuhet se është takuar me trupat që operojnë në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit Arrow dhe u tha atyre: Operacioni sonte në Bejrut ishte i saktë dhe profesional.

“Ne nuk kërkojmë luftë, por po përgatitemi për të gjitha skenarët. Në këtë mënyrë, duhet të përgatiteni në përputhje me rrethanat, ndërsa ne bëjmë punën tonë në nivelet më të larta”, ka thënë Gallant.

Gjithashtu, Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Bejrut që vrau liderin ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr, por as nuk e ka marrë dhe as mohuar vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka reaguar duke thënë se Izraeli do të marrë një përgjigje “të ashpër” për vrasjen e Haniyeh.

“Izraeli do të përballet me pasoja dhe do të marrë një përgjigje të ashpër dhe të hidhur nga Irani për vrasjen e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran”, tha në një deklaratë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

“Pa dyshim, ky krim i regjimit sionist do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të hidhur nga fronti i fuqishëm dhe i madh i Rezistencës, veçanërisht Irani Islamik”, thuhet në deklaratë.

Deri më tani Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se nuk i përgjigjet raporteve të mediave të huaja.

IRGC tha se Haniyeh ishte një nga 110 personalitetet e huaja të ftuara nga Irani për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit presidencial të Masoud Pezeshkian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme