Nënpresidentja Harris në Xhorxhia: Muajt e ardhshëm do të jenë një betejë serioze

Nënpresidentja Kamala Harris tha të martën në Xhorxhia, se muajt e ardhshëm do të ishin një betejë serioze dhe pranoi se demokratët ishin në këto momente të dobëtit, por e siguroi turmën se do të fitonin në nëntor.
“Kemi një betejë përpara nesh”, tha kandidatja e mundshme për presidente. “Ritmi në këtë garë po ndryshon. Dhe ka shenja se Donald Trump-i po e ndjen këtë”, u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.
Pak më shumë se një javë më parë, Xhorxhia dukej se po dilte nga kontrolli i demokratëve, ekipi elektoral i Presidentit Joe Biden u zotua të përqendrohej më shumë në mbajtjen e shteteve që votojnë tradicionalisht demokratët dhe dha tregues se mund të ishin të gatshëm të mos përqendroheshin më shumë në shtete të tjera citon VOA.
Harris tha se kur të zgjidhej, ajo do të punonte për të nënshkruar legjislacion të rëndësishëm për emigracionin dhe për t’i treguar ish-Presidentit Donald Trump se si duket “një udhëheqës i vërtetë”.
Stadiumi i basketbollit me kapacitet rreth 8,000 vende në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias ishte mbushur me mijëra votues që tundnin banderola dhe kërcenin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




