Kina paralajmëron SHBA-në dhe Japoninë të mos krijojnë armiq imagjinarë

Kina ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të SHBA dhe Japonisë që kritikojnë politikën e saj të jashtme. “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme , Lin Jian.
Pas bisedimeve të mbajtura në Tokio , SHBA-ja dhe vendet e tjera kanë kritikuar “veprimet destabilizuese” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, gjithashtu kanë dënuar dhe rritjen e bashkëpunimit të Kinës me Rusinë dhe Korenë e Veriut.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologët japonezë, kanë ripërsëritur “kundërshtimet ndaj pretendimeve të paligjshme të Kinës në det, dhe veprimeve kërcënuese në Detin e Kinës Jugore”, është thënë në deklaratën e përbashkët.
Autoritetet kineze theksuan se në deklaratën e përbashkët është përzier e mira me të keqen dhe sulmohet politika e Jashtme kineze. Lin u shpreh se hedh poshtë të gjitha pretendimet e pavërteta të cituara në deklaratë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




