Trump kthehet në vendin e atentatit! Planifikon tubim në Butler në nder të zjarrfikësit që u vra më 13 korrik

Botë | 2 vite më parë

Donald Trump tha të premten se planifikon të kthehet në Butler, Pensilvani, vendi ku ish-presidenti i mbijetoi një atentati gati dy javë më parë, për një tubim që do të nderojë përkrahësin e vrarë dhe të plagosurit në të shtënat.

Trump njoftoi tubimin “e madh dhe të bukur” në një postim me titull në platformën e tij “Truth Social”, duke vënë në dukje se ngjarja do të “nderonte shpirtin e heroit tonë të dashur zjarrfikës dhe atyre patriotëve trima të plagosur dy javë më parë”. Ai nuk tha se kur do të zhvillohet tubimi.

Trump u qëllua me 8 plumba në 13 korrik ndërsa ndodhej në një miting. Veshi i djathtë i Trump ishte i gjakosur dhe ai u shfaq disa ditë më vonë në Konventën Kombëtare Republikane me veshin e fashuar.

Trump dhe aleatët e tij përdorën konventën republikane për të bërë thirrje për unitet në vazhdën e atentatit. Megjithatë, në fjalimin e tij në natën e fundit të konventës, Trump iu kthye sulmeve të njohura ndaj rivalëve demokratë dhe i ka përsëritur ato sulme në mitingjet e fushatës që atëherë.

“Çfarë dite do të jetë, luftoni, luftoni, luftoni!” Trump tha të premten në postimin e tij në mediat sociale duke njoftuar tubimin e Butler.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme