Alarm për bombë, aeroporti në kufirin Zvicër-Francë evakuuohet për arsye sigurie

Botë | 2 vite më parë

Një aeroport në kufirin zvicerane-francez u evakuua për arsye sigurie, pak orë pas sabotimit që “paralizoi” rrjetin hekurudhor francez, përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

“Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur,” tha Basel-Mulhouse EuroAirport në faqen e tij të internetit.

Pak më vonë u bë e ditur se ka pasur një telefonatë anonime për një bombë.

Shumë fluturime tashmë janë anuluar dhe pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore për të parë nëse dhe kur do të udhëtojnë.

Nga ana tjetër, Eurostar po u kërkon pasagjerëve të shtyjnë udhëtimet midis Londrës dhe Parisit pasi linjat hekurudhore franceze u goditën nga sulmet me zjarrëvënie.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do ngrejë zyrtarisht siparin në orën 19:30 minuta, me ceremoninë e hapjes në Paris që do të zgjasë 4 orë,  një veprimtari që do të bëjë bashkë 10. 500 sportistë nga e gjithë bota. 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme