Ndërprerja globale e teknologjisë, CEO i kompanisë së sigurisë kibernetike: Rregullimet duan dhe pak kohë

Botë | 2 vite më parë

Arsyeja e ndërprerjes masive të teknologjisë në mbarë botën është “identifikuar dhe është duke u rregulluar, por mund të marrë pak kohë”, tha kreu i kompanisë amerikane të sigurisë kibernetike, CrowdStrike.

Bankat, linjat ajrore, kompanitë e trenave, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit dhe supermarketet janë prekur nga kjo ndërprerje. CEO i CrowdStrike, George Kurtz tha se çështja nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik, por është një “defekt” në një përditësim të përmbajtjes për hostet e Windows.

Ai i kërkoi falje të gjithë personave të prekur.

 “Na vjen shumë keq për problemet e shkaktuara për klientët dhe udhëtarët. Ne jemi duke rindezur sistemet. Por mund të dojë pak kohë për disa sisteme, pasi nuk rikuperohen vetëm automatikisht. Nuk ishte një sulm kibernetik, ishte i lidhur me këtë, këtë përditësim të përmbajtjes. Përditësimi i sistemit kishte një defekt. Tani ne po punojmë me çdo klient për t’i rikthyer atyre sistemet”, tha ai.

Softueri “Falcon Sensor” i CrowdStrike dyshohet se shkaktoi rrëzimin e Windows./ Skynews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme