Kaos me tekonogjinë në mbarë botën-Probleme me bankat, mediat dhe linjat ajrore

Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktualisht ndërprerje të mëdha të IT. Problemet me linjat ajrore janë hasur në aeroportin e Sidneit, ku United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e grupit të Bursës së Londrës ka pësuar ndërprerje.
Disa aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar probleme me sistemet e tyre të IT, ku ndërprerje janë konstatuar në aeroportin e Berlinit në të cilin ka pasur vonesa për shkak të ‘defekteve teknike’.
Gjithashtu, në Spanjë janë raportuar “incidente” në të gjitha aeroportet e vendit.
“Ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, operacionet po vazhdojnë me sisteme manuale”, shpjegon operatori spanjoll i aeroportit.
Një kompani e madhe e trenave ka paralajmëruar pasagjerët të presin pasi ka probleme me sistemin e IT-s.
Të katër markat e Govia Thameslink Railway – Southern, Thameslink, Gatwick Express dhe Great Northern – postuan në mediat sociale arsyetimin se “aktualisht jemi duke përjetuar probleme me IT-në në të gjithë rrjetin tonë”.
“Ekipet tona të Teknologjisë po hetojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkakun rrënjësor të problemit. Ne nuk jemi në gjendje të aksesojmë diagramet e shoferëve në vende të caktuara, duke çuar në anulime të mundshme me njoftime të shkurtra, veçanërisht në rrjetet Thameslink dhe Great Northern.
Për më tepër, sisteme të tjera kyçe, duke përfshirë platformat tona të informacionit për klientët në kohë reale, janë gjithashtu të prekura. Ne do të ofrojmë përditësime shtesë kur të kemi mundësi.
Ndërkohë, ju lutemi kontrolloni rregullisht udhëtimin tuaj përpara se të udhëtoni”, theksohet në njoftim.
Ndërkaq, Microsoft ka bërë të ditur se po ndërmerr veprime për të zgjidhur problemet e shërbimit ndërsa thekson se ndërprerja filloi rreth orës 18:00 ET të enjten.
Kompania sqaron se po heton çështjet me shërbimet cloud në SHBA dhe çështjet që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



