Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, 18 korriku ditëlindja e njeriut që bëri histori

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugut dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej personave ne ngjyrë në Afrikë.
Ai lindi në Afrikën e Jugut më 18 korrik të vitit 1918 dhe në nderim të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës.
Mandela është fitues i çmimit Nobel për Paqe për kontributin që dha ndaj diskriminimit racor.
Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi i burgosur, për aktivitetin e tij politik. Ai 67 vjet i kaloi në shërbim publik, ndërsa qytetarët e Afrikës së Jugut bëjnë çdo 18 korrik 67 minuta punë në komunitet.
Pas një rrugëtimi të gjatë në burgje dhe presionit ndërkombëtar në vitin 1990 ai u lirua pa kushte.
Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel, ndërsa në vitin 1994 ai u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë në vend, në një proces të rregullt dhe demokratik.
Në vitin 1999 ai dha dorëheqje nga posti i presidentit, por vazhdoi angazhimin e tij publik në organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut.
Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




