U dënua për korrupsion, demokratët kërkojnë dorëheqjen e senatorit amerikan

Botë | 2 vite më parë

Pasi u dënua për korrupsion, demokratët në SHBA kërkojnë dorëheqjen e senatorit Robert Menendez.

Kreu i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha ​në një deklaratë se “senatori Menendez tani duhet të bëjë atë që është e drejtë për zgjedhësit e tij, Senatin dhe vendin tonë; të japë dorëheqjen”

Nga ana e tij, senatori demokrat Jack Reed shkroi në X, se “ai kaloi ditën e tij në gjykatë dhe pati një gjykim të drejtë. Juria ka folur. Senatori Menendez është shpallur fajtor dhe duhet të japë dorëheqjen”

Thirrjet për dorëheqjen e tij vijnë në mesin e një numri kërkesash të ngjashme, që datojnë që nga viti 2017 kur Menendez u përball me një grup të veçantë akuzash për korrupsion.

Kjo është dhimbje koke e shtuar për demokratët në Uashington, të cilët në të njëjtën kohë po bëjnë thirrje që Joe Biden të braktisë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme