Simpsons parashikuan atentatin ndaj Trump? Gazetari në SHBA tregon pse gruaja pas ish-presidentit bënte video kur të tjerët largoheshin

Botë | 2 vite më parë

Atentati ndaj Donald Trump tronditi jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën, ndërsa tashmë në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë edhe teori konspirative. Një video e një gruaja në tubim, e cila qëndronte pas Trump dhe që ka vijuar të filmojë të gjithë skenën e atentatit pa u trembur nga të shtënat, ka ngritur mjaft pikëpyetje.

Por për gazetarin shqiptar në SHBA, Granit Përzhita në fakt nuk ka asgjë të çuditshme. Në një lidhje me Skype për “Jetë Shqiptare”, ai tha se edhe shumë persona të tjerë në tubim kanë vijuar të xhirojnë ngjarjen, pa u shqetësuar shumë nga të shtënat.

“Teori konspirative do të ketë gjithmonë. Sa i përket zonjës, ka patur disa persona që kanë vijuar të ndjekin me telefon të gjithë pjesën e atentatit dhe po të shohësh në videon e atentatit shumë persona nuk ndalojnë pas të shtënave të snajperit, por vazhdojnë të xhirojnë njerëzit përreth apo podiumin ku ishte Trump”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme