Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen, do marr postin shefes së politikës së jashtme të BE

Botë | 2 vite më parë

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka dhënë dorëheqjen si udhëheqëse e vendit baltik për t’u bërë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të këtij viti.

Kallas, kryeministrja e parë femër e Estonisë, e dorëzoi dorëheqjen e saj zyrtare presidentit Alar Karis gjatë një takimi të shkurtër në Pallatin Presidencial.

Kallas ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës pas pushtimit rus në shkurt 2022. Ajo zëvendëson Josep Borrell të Spanjës, i cili ka shërbyer si shefi i politikës së jashtme të BE-së që nga viti 2019.

Duke përmbledhur vitet në postin e kryeministres, Kallas tha se “ka qenë një kohë plot kriza, momente historike, recesioni ekonomik dhe lufta në Evropë, kur Rusia shkatërroi pamjen tonë të mëparshme të sigurisë me agresionin e saj në Ukrainë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme