I mbijetoi atentatit gjatë tubimit, Bajden telefonon Trump

Presidenti i SHBA Xho Bajden (Joe Biden) ka telefonuar Donald Trump, pas atentatit me armë zjarri që iu bë këtij të fundit gjatë një tubimi në Pensilvani.
Burimet thanë për CNN se telefonata mes dy rivalëve “ishte e shkurtër dhe e respektueshme”.
Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes Bajden dhe Trump pas shumë vitesh. Ata u takuan në një debat televiziv muajin e klzuar lidhur me garën për president, por nuk patën asnjë kontakt të drejtpërdrejtë por vetëm përmes moderatorit.
Më herët Bajden e dënoi sulmin ndaj Trump, duke e cilësuar si “një sulm të sëmurë”.
“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë”, tha Biden.
Autor i sulmit ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret. Nga të shtënat me armë gjatë tubimit në Pensilvani humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




