“Prisni të marr këpucën”, dialogu i çuditshëm mes Trump dhe punonjësve të sigurisë pas të shtënave

Botë | 2 vite më parë

Guxim, sfidë apo veprim i pamatur, ish-presidenti amerikan, Donald Trump ngurroi të largohej me shpejtësi nga podiumi pas të shtënave në drejtim të tij. Në një video të publikuar, ai dëgjohet teksa flet me punonjësit e sigurisë që e kishin mbuluar me trupat e tyre për ta mbrojtur dhe i kërkojnë që të largoheshin me shpejtësi nga aty.

Trump përsërit vazhdimisht që ta linin të merrte këpucët, ndërsa para se të zbriste nga podiumi ku po mbante fjalën disa minuta më parë, ai i kërkon atyre sërish të prisnin dhe ngre grushtin drejt kamerave duke thirrur “luftë”./ Skynews

Dialogu:

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjenti: Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri.

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Agjenti: Prisni, koka juaj është e gjakosur.

Agjenti: Zotëri, ne duhet të shkojmë

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Trump: Prit, prit, prit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme