Atentati ndaj Trump, diplomati Berisha: Sulmi, produkt i etiketimit të tij si njeri i rrezikshëm për Amerikën

Botë | 2 vite më parë

Atentati ndaj Donald Trump ka tronditur jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën. Fatmirësisht, ish-presidenti i shpëtoi atentatit me vetëm një lëndim në vesh, ndërsa ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me arsyet e këtij sulmi. Në studion e RTSH24, diplomati Mal Berisha “fajësoi” polarizimin politik. Sipas tij, atentati ndaj Trump erdhi si produkt i etiketimit të tij si një njeri i rrezikshëm për Amerikën.

“Polarizimi politik është një element që po shfaqet shumë në SHBA, por jo vetë, në Francë polarizimi ka sjellë një qeveri inkonkluzive, e ka sjellë Francën në atë që nuk janë në gjendje të formojnë një qeveri. Etiketimi i kundërshtarit politik si ekstremist i djathtë, nazistë, një masë e madhe njerëzish u frikësuan shumë dhe u zhvendosën, kjo nuk sjell ndonjë të mirë për popullin. Polarizimi i jashtëzakonshëm politik në SHBA, ka sjellë atë. Nëse pompohet me forcë të madhe propagandistike një popull dhe i thuhet se ai që kandidati që do të vijë në pushtet është ai që do të shkatërrojë demokracinë, atëherë në zinxhirin e miliona njerëzve që e dëgjojnë çdo ditë, diku këputet zinxhiri. Mendoj se kjo tentativë për ta vrarë Trump është krejt produkt i etiketimit të tij si njeri i rrezikshëm për Amerikën”, tha ai.

Sipas Berishës, kjo ngjarje pritet të ketë efekt pozitiv tashmë në fushatën e Trump, ndërsa diplomati e sheh atë fitues pas kësaj beteje.

“Tentativa për ta vrarë Trump do të kthehet në një efekt në kundërt, ne e pamë si qëndroi pas atentatit, nuk e dorëzoi veten. Ata njerëz që kanë qenë skeptikë ose të pavendosur, mund të zhvendosen drejt Partisë Republikane. E shoh Donald Trump një fitimtar pas kësaj beteje”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme