Atentati ndaj Trump, Rusia fajëson SHBA-në: Kanë politika të nxitjes së urrejtjes

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një reagim pas atentatit ndaj Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja duhet “të bëjë vlerësim” të politikave të saj të “nxitjes së urrejtjes”.
Ajo pretendoi se fondet e SHBA-së për Ukrainën po përdoreshin për të nxitur sulme kundër presidentit rus dhe sugjeroi që SHBA të investonte më shumë në sigurinë e brendshme.
“Ndoshta do të ishte më mirë të përdoreshin këto para për të financuar policinë amerikane dhe shërbime të tjera që supozohen të sigurojnë ligjin dhe rendin në Shtetet e Bashkuara?” tha ajo.
Trump i shpëtoi atentatit me një lëndim në vesh nga plumbi që e preku, ndërsa nga sulmi humbi jetën një person i pranishëm në tubim dhe mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë. Autori i sulmit u identifikua nga FBI si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i cili u qëllua nga autoritete. Arsyet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./ Aljazeera
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




