Rusia i përgjigjet NATO-s: Dokumentet e samitit tregojnë se Perëndimi qëndron kundër mbështetjes së paqes

Botë | 2 vite më parë

Dokumentet e nënshkruara në samitin e fundit të NATO-s në Shtetet e Bashkuara tregojnë se Perëndimi nuk po mbështet një dialog dhe se vetë aleanca është një instrument konfrontimi, tha të enjten zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov.

“Ne shohim se kundërshtarët tanë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara nuk janë në favor të një dialogu,” vazhdoi ai.

“Duke gjykuar nga dokumentet e nënshkruara në samitin e NATO-s, ata nuk janë mbështetës të paqes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar se “Aleanca e Atlantikut të Veriut është një instrument për konfrontim dhe jo një mjet për sigurimin e sigurisë”.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se “kundërshtarët e Rusisë në Evropë dhe Amerikë nuk e mbështetën dialogun…ose paqen”.

Ai shton se me këmbënguljen e aleancës se Ukraina është në “rrugën e pakthyeshme” të anëtarësimit në NATO, “ishte e qartë se liderët perëndimorë po kërkonin humbjen strategjike të Rusisë”.

Moska, thotë ai, “do të përgjigjet me masa të koordinuara… për ta mbajtur NATO-n nën kontroll”, duke mos dhënë detaje se çfarë mund të jenë ato.

Ndërsa në mediat sociale, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev thotë se Rusia duhet të sigurojë që “rruga e pakthyeshme e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës, ose NATO-s, ose më mirë akoma të dyja”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme