Zjarr në Katedralen e Rouen-it në Francë – Ndërtesa mesjetare e famshme nga pikturat e Monet

Botë | 2 vite më parë

Kulmi i katedrales së famshme gotike të qytetit të Rouenit në Francë u përfshi të enjten nga flakët, çka çoi në evakuimin e atyre që ndodheshin atje. Rreth 70 forca zjarrfikëse dhe 40 automjete u përfshinë në operacionin e shuarjes së zjarrit, i cili është vënë tashmë nën kontroll.

Sipas kryebashkikaut të Rouenit, nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin .  Nuk ka raportime për viktima nga kjo ngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen përmasat e dëmit të shkaktuar. 

Katedralja e shekullit të 12-të, e cila është pasqyruar në disa vepra të shekullit të 19të të piktorit impresionist Claude Monet,  se fundmi i ishte nënshtruar punimeve të restaurimit. Nga viti 1876 deri në 1880-tën ishte ndërtesa më e lartë në botë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme