Rusia dënon një qytetar amerikan me 12 vjet e gjysmë burgim

Botë | 2 vite më parë

Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Robert Woodland, me 12 vjet e gjysmë burgim, pasi e gjeti fajtor për trafikim me drogë, njofton REL.

Lajmin e dha avokati i tij, Stanislav Kshevitsky, për agjencinë e lajmeve, Reuters, më 4 korrik.

Woodland, i lindur në Rusi, kur ishte fëmijë u birësua nga prindër amerikanë. Ai u arrestua nga policia ruse në janar, nën akuzën për posedim të drogës.

Në kohën kur u arrestua, Woodland raportohet se ishte duke punuar në periferi të Moskës si mësues i gjuhës angleze.

Në dokumentet e gjykatës ai është identifikuar me mbiemrin rus, Romanov, por nuk është e qartë nëse ai ka shtetësi ruse. Agjencia e lajmeve, Interfax, tha se ai është shtetas rus.

Më shumë se dhjetë qytetarë amerikanë po mbahen në burgjet ruse, të akuzuar apo të dënuar për akuza të ndryshme, nisur nga posedimi i drogës, vjedhje, tradhti dhe spiunazh.

Sipas REL

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme