Ishte nisur për në Tel Aviv, avioni i pasagjerëve ulje emergjente në Antalia. Turqit refuzojnë ta furnizojnë me karburant

Botë | 2 vite më parë

Një avion pasagjerësh ka bërë ulje emergjente në Antalia teksa ishte nisur për në Tel Aviv të Izraelit pasi aeroporti turk refuzoi ta furnizonte me karburant.

Sipas informacioneve paraprake avioni i pasagjerëve kërkoi të furnizohej me karburant për të vijuar udhëtimin për në Tel Aviv, por pas vonesave të zgjatura, vendosi të ngrihej dhe të fluturonte në Rodos aty pranë në Greqi për t’u furnizuar me karburant.

Piloti duhej ta mbante aeroplanin në lëvizje për ajër të kondicionuar, pasi pasagjerëve iu ndalua të zbrisnin. Avioni, i cili fluturoi  nga Varshava e Polonisë më herët sot, bëri ulje urgjente pasi një pasagjer kishte nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ndërsa pritet të kthehet në Izrael sonte vonë, transmeton Channel 12.

Ndërkaq, pasagjeri i sëmurë u evakuua në një spital aty pranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme