Baerbock: Efektet e një mandati të dytë të Trump janë “plotësisht të paqarta”

Botë | 2 vite më parë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka ”frikë” nga parashikueshmëria e politikës amerikane në funksion të një presidence të dytë të mundshme të Donald Trump.

“Besimi, besueshmëria dhe gjithashtu miqësia transatlantike janë, mendoj, më të rëndësishme se kurrë në këto kohë,” tha Baerbock.

”Ndërsa qeveria gjermane po punon ngushtë me administratën aktuale amerikane të udhëhequr nga presidenti Joe Biden, nuk është “plotësisht e qartë” se çfarë do të thotë një mandat i dytë i Trump për marrëdhëniet transatlantike dhe ndihmën për Ukrainën”, theksoi ministrja.

Performanca e dobët e Bidenit në debatin e parë televiziv kundër sfiduesit të tij Trump nxiti panik në Partinë Demokratike dhe çoi në thirrje që ai të tërhiqej nga gara për Shtëpinë e Bardhë. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme