Rreth 600 të vdekur në 6 ditë, Pakistani “digjet” nga i nxehti ekstrem

Botë | 2 vite më parë

Pakistani po përjeton një valë të të nxehtit ekstrem ku me dhjetëra persona çdo ditë humbasin jetën. 30 deri në 40 persona humbasin jetën çdo ditë, ndërsa vetëm në 6 ditët e fundit 568 njerëz humbën jetën si pasojë e të nxehtit.

Numri në rritje i të vdekurve erdhi pasi temperaturat u rritën mbi 40C dhe me lagështinë e lartë e bën atë të ndihet e nxehtë deri në 49C, thanë ekspertët.

Temperaturat në rritje në Pakistan kanë bërë që mbi 1000 njerëz të shkojnë në spitale për të kërkuar ndihmë. Simptomat përfshijnë të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë.

Ekspertët pajtohen se këto lloj ngjarjesh ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike. Ekspertët e motit tani po e kthejnë vëmendjen te sezoni i musoneve, i cili pritet të arrijë herët dhe të sjellë deri në 60% më shumë reshje shiu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme