Trumpit i dorëzohet plani për të ndalur ndihmën ushtarake amerikane për Kievin, nëse nuk bën bisedime për paqe me Moskën

Dy këshilltarë kryesorë të Donald Trump i kanë paraqitur atij një plan për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë – nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Plani parashikon që ti bëhet presion Ukrainës se do të marrë më shumë armë amerikane vetëm nëse ajo hyn në bisedimet për paqe me Rusinë.
Shtetet e Bashkuara do të paralajmëronin në të njëjtën kohë Moskën se çdo refuzim për të negociuar do të rezultonte në rritjen e mbështetjes së SHBA për Ukrainën, tha në një intervistë gjenerallejtënant në pension, Keith Kellogg, një nga këshilltarët e Trumpit për sigurinë kombëtare.
Sipas planit të hartuar nga Kellogg dhe Fred Fleitz, të cilët të dy shërbyen si shefa shtabi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Trump gjatë presidencës së tij 2017-2021, paraprakisht do të kishte një armëpushim bazuar në linjat e betejës mbizotëruese gjatë bisedimeve të paqes. Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




