OBSh jep alarmin, rreth tre milionë persona humbin jetën çdo vit për shkak të konsumit të alkoolit

Rreth tre milionë persona vdesin çdo vit në botë për shkak të konsumit të alkoolit. Në një raport të publikuar të martën, organizata botërore e shëndetësisë vë në dukje faktin se alkool shkakton në 20 vdekje çdo vit, ku përfshihen rastet e drejtimit të automjetit në gjendje të pir, dhuna dhe abuzimi i nxitur nga konsumi i tij dhe një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh të tjera.
Gati tre të katërtat e atyre që humbin jetën nga alkooli janë meshkuj. Ndërsa që nga viti 2010 ka pat një farë reduktimi të nivelit të konsumit të alkoolit, barra shëndetësore dhe sociale e pije alkoolike është në nivele të papranueshme, shkruhet në raport, ku ndër të tjera vihet në duke fakti se nivelet më të larta të konsumin janë regjistruar në Europë me 9.2 litra alkool për banor çdo vit.
Niveli më i ulët i konsumi është regjistruar në vendet me shumicë myslimane, si Afrikë e Veriut, Lindje e Mesme dhe Azi. Në rang botëror, 23.5 për qind e të rinjve nga 15 deri në 19 vjeç janë konsumues të alkoolit. Në Europë më shumë se 45 për qind e kësaj grup moshe konsumojnë pije alkoolike. OBSH ndërkohë ka bërë thirrje për përmirësimin e aksesit të atyre që konsumojnë alkool tek shërbimet për trajtimin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




