Dhjetëra të arrestuar, sekuestrohen 8 ton kokainë në një nga operacionet më të mëdhenj në Evropë

Botë | 2 vite më parë

Forcat policore evropiane kanë arrestuar rreth 40 persona në një operacion për të shkatërruar një rrjet droge, duke çuar në sekuestrimin e tetë tonëve kokainë, tha Europol.

Karteli, drejtuesit e të cilit ishin me bazë në Turqi dhe Dubai, i ishte dhënë një goditje e madhe pas një morie arrestimesh, tha agjencia e koordinimit të policisë me bazë në Hagë.

Rrjeti kishte “kapacitetin për të transportuar tonelata kokainë në të gjithë botën”, tha Oscar Esteban Remacha, kreu i njësisë kundër trafikut të drogës në Guardia Civil të Spanjës, në një konferencë shtypi në Madrid.

Sipas Europolit, faza përfundimtare e operacionit filloi me zbulimin e gushtit 2023 nga Guardia Civil i 1,540 kilogram kokaine në një varkë pranë ishujve Kanarie, ekuipazhi i së cilës ishin shtetas kroatë dhe italianë.

Spanja është një pikë kryesore hyrëse për drogën në Evropë duke pasur parasysh lidhjet e saj me Amerikën Latine dhe afërsinë me Marokun. Shumë anëtarë të rrjetit ishin nga vendet e Ballkanit, tha Europol.

Në total, rreth 40 vetë u arrestuan në gjashtë vende, duke përfshirë dy anëtarët kryesorë kroatë të rrjetit, të cilët u arrestuan në Stamboll në fund të vitit të kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme