Lufta në Gazë, Blinken takohet me figurat e opozitës së Izraelit në Tel Aviv

Botë | 2 vite më parë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar në Izrael me figurat e opozitës Benny Gantz dhe Yair Lapid.

Në një deklaratë nga zyra e Gantz, kreu i partisë së Unitetit Kombëtar tha se ai i kërkoi Blinkenit të ushtrojë “presion maksimal” mbi negociatorët për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke thënë se ai “do të mbështesë çdo marrëveshje të përgjegjshme për këtë çështje nga jashtë qeverisë”.

Gantz, i cili u largua nga koalicioni këtë javë i ka thënë Blinkenit se nëse kërcënimi nga Hezbollahu në veri bëhet serioz “Izraeli nuk do të hezitojë të veprojë me forcë” për të mbrojtur qytetarët e tij.

Sipas zyrës së Lapid, lideri i opozitës i tha Blinkenit se “ne kemi një qëllim – të sjellim në shtëpi 120 pengje. Koha e tyre ka mbaruar. Ne kemi nevojë për një marrëveshje.”

Blinken gjithashtu u takua më herët sot me Presidentin Isaac Herzog dhe dje me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Protestuesit e lidhur me familjet e pengjeve mbajnë një demonstratë jashtë hotelit të Blinken në Tel Aviv duke kërkuar ndihmën e SHBA-së për të arritur një marrëveshje për të liruar të dashurit e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme