Rrëzohet avioni, humbin jetën 10 persona, mes tyre edhe zv.presidenti i Malavisë

Botë | 2 vite më parë

Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni, së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë. Lajmi u komunikua nga presidenti i vendit, Lazarus Chakwera.

Avioni u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km (240 milje) në veri të kryeqytetit Lilongwe.

Presidenti bëri me dije se mbetjet e avionit janë gjetur, ndërsa ka shprehur tronditjen për tragjedinë e rëndë.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, tha Chakwera.

51-vjeçari Chilima, ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të qeverisë Ralph Kasambara, i cili vdiq katër ditë më parë.

Ish-Zonja e Parë Shanil Dzimbiri ishte gjithashtu në avion, i cili u nis nga kryeqyteti, Lilongwe, mëngjesin e së hënës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme