Lufta, shefi i NATO-s drejt braktisjes së planit prej 108 mld dollarësh për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka braktisur planin për të krijuar një fond prej 100 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën.
Në vend të krijimit të një fondi pesë-vjeçar, Stoltenberg po u kërkon vendeve të ruajnë kontributet e tyre aktuale në Ukrainë teksa ishte përballur më parë me kritika nga anëtarët e Aleancës.
Sipas propozimit të ri, aleatët do të duhet të shpenzojnë të paktën 40 miliardë euro në vit për ndihmën vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, raporton Bloomberg.
Anëtarët e NATO-s do të diskutojnë këtë propozim gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme.
Këto shuma do të përputhen me kontributet mesatare vjetore të vendeve që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022, sipas burimeve.
NATO do të përcaktojë shumën e dhurimit për çdo vend bazuar në një përqindje të produktit të saj të brendshëm bruto.
Burimet theksojnë se propozimi i ri synon të “sigurojë më shumë transparencë në lidhje me atë që aleatët i japin Ukrainës”.
Shtetet e Bashkuara do të përbëjnë rreth gjysmën e ndihmës, me pjesën tjetër nga 31 anëtarët e tjerë të NATO-s.
Më 27 maj, aleatët e NATO-s kërkuan që Jens Stoltenberg të japë më shumë qartësi për planin prej 100 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën.
Më 30 maj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se synon t’u kërkojë aleatëve të ndajnë rreth 40 miliardë euro në vit për ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Një financim i tillë të paktën do të mbështeste nivelet aktuale të mbështetjes ushtarake të ofruar nga aleatët, sipas një burimi të NATO-s.
Stoltenberg propozoi krijimin e një fondi pesë-vjeçar, 100 miliardë dollarë nga kontributet e aleatëve për Ukrainën, si pjesë e një pakete që do të nënshkruhet nga krerët e aleancës në një samit në Uashington në korrik.
Pas bisedimeve në selinë e NATO-s më 4 prill, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Aleanca aktualisht nuk ka mjete për t’i siguruar Ukrainës para për të krijuar fondin e propozuar. Ai shprehu dyshime për shanset e planit për t’u zbatuar.
Bloomberg raportoi se disa aleatë të NATO-s janë skeptikë në lidhje me sigurimin e parave shtesë për një fond mbështetës të Ukrainës.
Shumë besojnë se NATO “nuk duhet t’i bëjë Ukrainës premtime që nuk mund t’i përmbushë”.
Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó tha më 8 maj se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në fondin prej 100 miliardë eurosh të NATO-s për Ukrainën, duke e quajtur planin e Stoltenberg “të çmendur”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




