DASH:  S’ka ende një plan konkret nga Izreli për përfundimin e luftës

Botë | 2 vite më parë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se administrata e Bidenit “s’ka ende atë lloj planifikimi për përfundimin e konfliktit që ne mendojmë se është thelbësor”.

Miller vë në dukje gjatë një konference për shtyp se ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz kanë kërkuar kohët e fundit për një planifikim të tillë.

“Pa një plan për të nesërmen, nuk do të ketë një ditë pas”, thotë Miller, duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me kryengritje të vazhdueshme nëse nuk avancon një alternativë të qëndrueshme ndaj Hamasit në Gaza.

Miller thotë gjithashtu se SHBA-të janë të sigurta se Katari po ushtron sa më shumë presion që të jetë e mundur mbi Hamasin në negociatat e pengjeve.

“Ne e vlerësojmë shumë rolin që ka luajtur Katari, duke përfshirë dërgimin e nivelit të duhur të mesazheve për Hamasin”, tha Miller gjatë një konference për shtyp.

Në bisedën e tij të djeshme me emirin e Katarit, presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi Katarit “të përdorë të gjitha masat e duhura për të siguruar pranimin e marrëveshjes nga Hamasi”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme