Miliona indianë votojnë mes temperaturave ekstreme teksa Modi kërkon mandatin e tretë

Botë | 2 vite më parë

Miliona indianë votuan të shtunën në raundin e parafundit të zgjedhjeve kombëtare “rraskapitëse” me një opozitë që kërkon të shkundë fushatën e kryeministrit Narendra Modi për një mandat të tretë radhazi për veten dhe partinë e tij nacionaliste hindu, shkruan AP.

Shumë njerëz mbajtën rradhë në qendrat e votimit përpara se të fillonte votimi në orën 7 të mëngjesit për të shmangur diellin përvëlues më vonë gjatë ditës në kulmin e verës indiane.

Pasdite në kryeqytetin indian temperaturat arritën në 43 gradë Celsius.

Votimi i së shtunës në 58 zona zgjedhore, duke përfshirë shtatë në Nju Delhi, do të përfundojë votimin e 89.5% të 543 vendeve në dhomën e ulët të Parlamentit.

Votimi për 57 vendet e mbetura më 1 qershor do të përfundojë zgjedhjet gjashtëjavore. Votat do të numërohen më 4 qershor.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme