Temperaturat në Indi arrijnë deri në 47.4C, qeveria urdhëron mbylljen e shkollave

Autoritetet në kryeqytetin indian, kanë urdhëruar që shkollat të mbyllen herët për pushimet verore, pasi temperaturat në Delhi arritën në 47.4C.
Byroja e motit të Indisë ka paralajmëruar për “kushte të rënda të valëve të të nxehtit” këtë javë, duke arritur një kulm prej 47.4 gradë Celsius në periferi të Delhit të hënën.
Autoritetet në shtete të tjera, përfshirë Haryana, Madhya Pradesh, Punjab dhe Rajasthan, kanë urdhëruar gjithashtu mbylljen e shkollave.
India është mësuar me temperaturat e verës, por vite të tëra kërkimesh shkencore kanë zbuluar se kriza klimatike po bën që valët e të nxehtit të bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive. Departamenti Meteorologjik Indian paralajmëroi për ndikimin e të nxehtit në shëndet, veçanërisht për foshnjat, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Komisioni zgjedhor i Indisë ka formuar një grup pune për të shqyrtuar ndikimin e valëve të të nxehtit dhe lagështisë./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




